Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

Pamje të rënda janë publikuar nga protesta në Tiranë, ku një protestues i ri shfaqet me gjakderdhje në sy, pasi dyshohet se është goditur me plumb gome

I riu dëgjohet duke bërtitur nga dhimbjet, ndërsa gjendja e tij ka ngritur shqetësime për pasojat e përdorimit të forcës gjatë protestës.

Për rastin ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka publikuar pamjet dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për dhunën ndaj protestuesve.

Në reagimin e tij, Këlliçi e cilëson ngjarjen si “çmenduri” dhe pretendon se i riu është qëlluar me plumb gome në sy nga policia.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit

“Çmenduri!!! Të riun e godet policia me plumb gome në sy!

Edi Rama është urdhëruesi dhe ekzekutori i kësaj dhune barbare.”

 

The post Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome appeared first on GIJOTINA.