“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet i shqetësuar për përshkallëzimin e protestave. McGovern thekson se njerëzit dalin në rrugë, kur qeveria nuk u përgjigjet nevojave të tyre.

Ai kujton se e drejta për të protestuar paqësisht mbrohet nga e drejta ndërkombëtare. Kongresmeni u bën thirrje autoriteteve të dëgjojnë aspiratat e popullit.

https://x.com/RepMcGovern/status/2113698960657318337?s=20

Postimi i kongresmenit demokrat amerikan Jim Mc Govern

Po i ndjek me shqetësim protestat që po përshkallëzohen në Shqipëri. Njerëzit dalin në rrugë kur qeveria e tyre nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

E drejta për të protestuar paqësisht mbrohet nga e drejta ndërkombëtare. Qeveria duhet t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e popullit.

gijotina.com/

The post “Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve appeared first on GIJOTINA.