Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së te “Vila e Kuqe”

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Vilën e Kuqe, në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Takimi zhvillohet vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë u ka kërkuar ministrave të nisin shkarkimet e drejtuesve të institucioneve dhe agjencive në varësi të dikastereve të tyre.

Mbledhja vjen në një moment tensionesh politike dhe protestash të vazhdueshme studentore, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se nesër është thirrur një protestë kombëtare në orën 10:00, ku është ftuar dhe diaspora. Rinia shqiptare proteston prej 11 ditësh kundër qeverisë Rama, ndërsa kërkon dorëheqjen e kryeministrit, si një kërkesë e panegociueshme.

 

The post Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së te “Vila e Kuqe” appeared first on GIJOTINA.