Pas pedagogëve edhe mjekët në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

Pedagogët marshojnë edhe ditën e sotme në mbështetje të protestës së studentëve.

Sot bëhen 11 ditë nga revolta e studentëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu, sot është thirrur protestë edhe nga mjekët e kryeqytetit, mjekët e spitaleve, për t’u ardhur në mbështetje protestës së studentëve.

Mjeku Gent Stroni shprehet se kjo protestë është shumë e drejtë.

“Për mua kjo është një protestë shumë e drejtë sepse flitet për kushte më të mira të studentëve. Për një shkollim dhe një edukim më të mirë, se këta janë e ardhmja sidomos e mjekësisë. Por gjithsesi edhe për të drejtën për të protestuar, është një ndër elementët bazë të demokracisë, që është edhe për të rregulluar problemet që lindin por edhe që qeveria të reflektoje ndaj këtyre problematikave.

Dhuna është e papranueshme aq më tepër ndaj një brezi të ri siç janë studentët. Unë i kam kaluar edhe protestat e viteve ’90 dhe bëj krahasimin. Dhe gjatë këtyre viteve ne e kemi ricikluar në historinë tonë, protestat e ngjashme. Dhe gjithmonë dhuna është e dënueshme“, tha ai.

The post Pas pedagogëve edhe mjekët në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen appeared first on GIJOTINA.