Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

Egnatia është gati dhe e “karikuar” për të befasuar Aarhus në transfertën daneze, Conference League. Kampionët e Superiores, përmes postimit në rrjetet sociale, i kanë treguar “muskujt” rivalit nga porta te sulmi.

Në foto shfaqen portieri Mario Dajsinani, lideri i mbrojtjes, Eljon Sota, kapiteni Albano Aleksi, mesfushori Altin Kryeziu dhe sulmuesi Jurguens Montenegro.

Pas barazimit në debutim të këtij kompeticioni ndaj Midtjylland, Egnatia do tentojë të ndalë një tjetër rival danez, kësaj radhe Aarhus.

 

The post Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën appeared first on GIJOTINA.