Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përshkallëzimin e shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes.

Përmes një deklarate publike, Ocasio-Cortez ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit është kontaktuar nga anëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e familjarëve të tyre në Shqipëri.

Në mesazhin e saj, kongresmenja amerikane i drejtohet qeverisë shqiptare me një apel të qartë për uljen e tensioneve dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.

Deklarata e plotë:

“Gjatë javës së fundit, kam marrë mesazhe nga anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjarëve të tyre.

I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përshkallëzimin e shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve”, shprehet ajo

The post Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën appeared first on GIJOTINA.