Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë

Është përfshirë nga tensionet seanca e sotme parlamentare.

Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur fizikisht me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, pasi ky i fundit po mbronte policinë për veprimet në protestë.

“Asnjë deklaratë nuk e justifikon dhunën. Policia po përmbysh detyrën që ajo ka”, tha kreu i grupit parlamentar të PS.

Në këtë moment, Noka i ka hequr mikrofonin Taulant Ballës dhe i ka hedhur edhe letra në fytyrë.

Në këtë mënyrë, Niko Peleshi ka njoftuar dhe ndërprerjen e seancës.

The post Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë appeared first on GIJOTINA.