Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta po vijon me tone paqësore, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur demonstratat u shoqëruan me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Studentët dhe pedagogët janë larguar nga ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe janë zhvendosur sërish drejt Kryeministrisë, ku vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe kërkesat ndaj qeverisë.

Ndryshe nga tetë ditët e mëparshme, gjatë tubimit të sotëm nuk janë raportuar përplasje me gurë, hedhje molotovësh apo përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia.

Protesta vijon në një klimë më të qetë, ndërsa studentët dhe qytetarët mbeten të përqendruar te kërkesat e tyre kundër qeverisë.

The post Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria appeared first on GIJOTINA.