Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

Ndryshe nga disa universitete të tjera, në Vlorë pedagogët nuk e kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste.

Procesi mësimor ka vijuar normalisht në të gjitha fakultetet, ku që në orët e para të mëngjesit pedagogët kanë zhvilluar leksionet në auditore.

Pavarësisht protestave dhe bojkotit të mësimit në disa qytete të vendit, në universitetet e Vlorës nuk është raportuar ndërprerje e procesit akademik.

Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin e leksioneve në auditore, ndërsa procesi mësimor po vijon normalisht.

The post Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit appeared first on GIJOTINA.