Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Ish-komandanti e Flotës Detare, Artur Meçollari ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një regjistri të veçantë për personat e dhunshëm gjatë protestave studentore dhe kufizimin e aksesit të tyre në aeroporte, hotele, trena dhe mjete të tjera transporti.

Në reagimin e tij, Meçollari e akuzon kryeministrin se po flet sikur është mbi sistemin gjyqësor, duke theksuar se kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve nuk mund të bëhet në mënyrë arbitrare nga pushteti ekzekutiv.

Meçollari i referohet rasteve të personave të ndaluar gjatë protestave, duke pretenduar se gjykatat kanë vendosur lirimin e tyre.

“Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë.  Pa për popullin hap dhe kampe përqëndrimi po të duash. Ky flet sikur është mbi sistemin gjyqësor! O zotëri. Ekzekutivi nuk kufizonë dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve. E ke pare.  Të gjithē që ke ndaluar i ka liruar gjykata.  Shantazhon kot. Të duhet ndihms e Zegjineve në këtë rast. Jo që ske më fuqi.  Po ke mbaruar dhe punë.  Jep dorëheqjen”,- shkruan Meçollari.

Reagimi vjen në ditën e nëntë të protestave studentore.

The post Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve! appeared first on GIJOTINA.