Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish protestuesve thirrje për dialog.

Me një akt simbolik, para godinës së qeverisë janë vendosur në formë rrethore karriget e Kryeministrisë, si një tryezë e hapur diskutimi, ndërsa mbi to janë vendosur pankarta me mbishkrimin “DIALOG”.

Por përgjigjja e protestuesve ka qenë e menjëhershme. Në një letër të vendosur mbi njërën prej karrigeve, ata kanë shkruar mesazhin “Jep dorëheqjen”, duke i kërkuar largimin nga detyra kreut të qeverisë.

Kujtojmë që të rinjtë kanë dalë në protestë prej një jave, ndërsa e kanë përshkallëzuar atë duke argumentuar se kryeministri nuk i dëgjoi kërkesat gjatë protestës paqësore, që nisi në fund të muajit maj.

Ata theksojnë se kërkesa e tyre për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme.

 

 

The post Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen appeared first on GIJOTINA.