Nxënësit bojkotojnë mësimin në Mirditë, protesta zhvendoset në Rrugën e Kombit në Rubik

Protestat janë shtrirë edhe në Mirditë, ku një pjesë e nxënësve kanë bojkotuar procesin mësimor. Të rinjtë janë zhvendosur në Rrugën e Kombit në Rubik.

Protestuesit kanë dalë në rrugë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Gjatë tubimit, ata kanë djegur goma në rrugë, duke e zhvendosur protestën nga ambientet e zakonshme të protestës drejt një prej akseve kryesore rrugore në vend.

Ndërkohë, bojkoti i mësimit nga një pjesë e nxënësve në Mirditë shënon një tjetër zhvillim në kuadër të protestave, të cilat po përfshijnë edhe të rinjtë në qytete të ndryshme të vendit.

The post Nxënësit bojkotojnë mësimin në Mirditë, protesta zhvendoset në Rrugën e Kombit në Rubik appeared first on GIJOTINA.