Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

Ivan Gvozdenović ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Elbasanit pas humbjes 2-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e djeshme të “Abisnet Superiore”.

Largimi i teknikut serb vjen në një moment të vështirë për verdheblutë, të cilët pas rezultateve të fundit renditen në vendin e pestë në kampionat, me vetëm 7 pikë të grumbulluara.

Elbasani ndodhet 12 pikë larg kreut të renditjes, ku kryeson Teuta me 19 pikë.

Fakti i dështimit të verdhebluve gjatë këtyre 7 javëve të kampionatit e ka detyruar teknikun të lërë stolin.

Diferenca me ekipin durrsak e vështirëson pozicionin e verdhebluve në garën për objektivat e sezonit.

Pas dorëheqjes së Gvozdenović, pritet të mësohet se kush do të marrë drejtimin e skuadrës në vijim.

The post Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut appeared first on GIJOTINA.