26 persona të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë janë trajtuar në Spitalin Universitar të Traumës. Mes tyre janë efektivë policie, protestues dhe kalimtarë të rastit.
Njëri prej tyre, me inicialet D.K., është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.
Edhe dy protestues vijojnë të marrin trajtim mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Njëra prej tyre është një vajzë, e cila ndodhet në observim dhe paraqitet në gjendje stabël për momentin.
Ndërkohë, pak minuta para publikimit të njoftimit, në Spitalin e Traumës kanë mbërritur edhe tre kalimtarë, të cilët, sipas informacionit zyrtar, janë jashtë rrezikut për jetën.
Sa i përket situatës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), bëhet e ditur se aktualisht nuk ka asnjë person të lënduar që po merr trajtim atje.
gijotina.com/
The post Situata, 26 të lënduar në protestë, dy policë dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor appeared first on GIJOTINA.