Studentët zhvendosen te “Zogu i Zi”, ndizet zjarr në mes rrugës

Protesta e studentëve në Tiranë është zhvendosur edhe te rrethrrotullimi “Zogu i Zi”, ku situata është përshkallëzuar dhe i është vënë zjarri disa bizneseve në zonë. Siç shihet edhe në pamje, zjarri ka përfshirë filialin e një banke të nivelit të dytë dhe një dyqan rrobash ngjitur me të.

Disa institucioneve janë vënë në shënjestër të protestuesve ku edhe iu është vënë flaka, si Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, apo edhe Bashkia e Tiranës.

Gjithashtu protestuesit qëndruan për disa orë te Kryeministria, ndërsa pati edhe tensioneve mes forcave të policisë të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

gijotina.com/

The post Studentët zhvendosen te “Zogu i Zi”, ndizet zjarr në mes rrugës appeared first on GIJOTINA.