Rama me telefon në vesh, futet ‘fshehurazi’ në Kryeministri

Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve kanë sjellë ndryshime në axhendën e mazhorancës, ndërsa mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave është anuluar dhe mbledhja e qeverisë është zhvendosur në mesditë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është parë të hyjë në godinën e Kryeministrisë nga porta e përdorur nga punonjësit e administratës, ndryshe nga herët e tjera, kur automjeti i tij futet në oborrin e brendshëm të godinës.

Në pamjet e publikuara, Rama shfaqet i veshur me një pardesy të errët, teksa hyn nga një prej hyrjeve anësore të Kryeministrisë.

Këto lëvizje vijnë në një kohë kur protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve, ndërsa protesta pritet të zhvendoset para selisë së qeverisë.

Një tjetër element është blindimi i portave kryesore të Kryeministrisë, masë që lidhet me situatën e krijuar nga protestat.

The post Rama me telefon në vesh, futet ‘fshehurazi’ në Kryeministri appeared first on GIJOTINA.