Dhjetëra efektivë ndjekin me vrap të rinjtë, arrestime masive pas revoltës së studentëve, të rinjtë goditen barbarisht nga policia

Policia ka nisur arrestime të dhunshme të të rinjve që ishin të pranishëm në protestën në Tiranë. Në pamjet shihet forca e dhuna e përdorur nga efektivë të policisë, duke goditur barbarisht protestuesit.

Protesta studentore pas shumë tensionesh dhe përplasjesh ka përfunduar tubimin e ditës së sotme. Protestuesit nisën revoltën në orët e para të paradites duke shkaktuar situata kaotike, nga djegia e Ministrisë së Arsimit deri në godinat e tjerë të institucioneve shtetërore dhe atyre financiare.

gijotina.com/

The post Dhjetëra efektivë ndjekin me vrap të rinjtë, arrestime masive pas revoltës së studentëve, të rinjtë goditen barbarisht nga policia appeared first on GIJOTINA.