Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit vijon prej disa orësh, ndërsa situata është tensionuar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Përplasjet vijojnë prej rreth katër orësh, pasi protesta nisi në orën 14:00 me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Gjatë protestës, studentët shembën edhe kangjellat e trotuarit dhe arritën të hapnin një prej dyerve metalike të Ministrisë.
Në përgjigje të veprimeve të protestuesve, Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Pavarësisht ndërhyrjes së uniformave blu, studentët vijojnë qëndrimin dhe rezistencën para Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.
gijotina.com/
The post Studentët të gjakosur, por nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e qeverisë appeared first on GIJOTINA.