Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, makinës së avokatit Idajet Beqiri i vendoset tritol

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku objekt i sulmit ka qenë automjeti në pronësi të avokatit Idajet Beqiri.

Automjetit dyshohet se i është vendosur tritol, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit .

Nuk ka ende informacion të plotë mbi dëmet e shkaktuara apo mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, makinës së avokatit Idajet Beqiri i vendoset tritol appeared first on GIJOTINA.