Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa makina të përplasura në kryqëzim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Rinasit. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Sipas raportimeve të qytetarëve, kryqëzimi i Rinasit është kthyer në një pikë problematike, ku aksidentet janë të shpeshta.

Mungesa e sinjalistikës dhe e masave të duhura për orientimin dhe kontrollin e trafikut duket se e bën këtë kryqëzim veçanërisht të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.

Siguria në këtë kryqëzim kërkon ndërhyrje urgjente, për të parandaluar aksidente të tjera, të cilat mund të kenë pasoja tragjike.

The post Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa makina të përplasura në kryqëzim appeared first on GIJOTINA.