E rëndë në Fushë-Krujë/ 16-vjeçari vdes në ashensorin e lokalit, u shty nga kolegu kamarier! Në pranga dhe pronari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë, ku një 16-vjeçar, i punësuar si kamerier në një restorant, ka humbur jetën pas një aksidenti me ashensori

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes, viktima dhe kolegu i tij, Endri Stafuka, po bënin shaka me njëri-tjetrin. 16-vjeçari ishte futur në ashensor për të zbritur në katin e parë të lokalit, kur kamerieri tjetër dyshohet se e ka shtyrë me duar dhe ka shtypur butonin për ta zbritur poshtë.

Në atë moment, ashensori është shkëputur dhe 16-vjeçari ka përplasur kokën në pllaka, duke humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, shkëputja e menjëhershme e ashensorit ka rrezikuar edhe jetën e kamerierit tjetër.

Mësohet gjithashtu se vetëm pak çaste para ngjarjes, ashensori ishte përdorur edhe nga pronari i restorantit, Afrim Vathi, i cili është gjyshi i viktimës 16-vjeçar.

 

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar kamerierin 26-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, si dhe pronarin 62-vjeçar, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për sigurinë e ashensorit.

 

The post E rëndë në Fushë-Krujë/ 16-vjeçari vdes në ashensorin e lokalit, u shty nga kolegu kamarier! Në pranga dhe pronari appeared first on GIJOTINA.