Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut

Të shtunën u rikthye edhe “Abissnet Superiore”, pas pauzës prej afro 20 ditësh për shkak të Ligës së Kombeve. Teuta konfirmon formën e shkëlqyer, duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0 në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra durrsake regjistroi kështu fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve.

Vendasit e nisën takimin me ritëm të lartë dhe kaluan në avantazh pas çerek ore lojë. Kallaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke zhbllokuar rezultatin. Teuta vijoi të kërkonte golin e dytë, të cilin e gjeti përmes Pedros. Sulmuesi dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë brenda zonës, duke dyfishuar shifrat.

Në pjesën e dytë, Skënderbeu pati mundësinë për t’u rikthyer në lojë, por Bismark nuk arriti të mposhtte portierin nga pika e 11-metërshit. Topi u kthye te Zenullari, i cili shënoi, por goli u anulua për shkak të hyrjes së parakohshme në zonë të një lojtari gjatë ekzekutimit të penalltisë.

Në 20 minutat e fundit, Teuta mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë nga Boci. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar rrjedhën e takimit. Durrsakët administruan avantazhin dhe siguruan tri pikët e radhës.

 

 

Me këtë sukses, Teuta ngjitet në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendnumëro me vetëm 3 pikë.

gijotina.com/

The post Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut appeared first on GIJOTINA.