Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

Atentati me tritol i së shtunës në Gjirokastër ka shkaktuar humbjen e jetës së Beqir Devollit, drejtuesit dhe pronarit të ‘Mercedes Benz’-it që shpërtheu pranë Policisë së Gjirokastrës.

48-vjeçari ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës teksa transportohej me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Viktima, që sapo ishte kthyer nga Tirana, ishte edhe shënjestra e atentatit, ndonëse më herët u raportua se objektivi ishte pasagjeri Rigers Mela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një vit më parë, Melës i dogjën një makinë ‘Range Rover’ në Dunavat të Gjirokastrës.

gijotina.com/

The post Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma appeared first on GIJOTINA.