Ambasadori amerikan zbarkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), me drejtuesin e institucionit, Klodian Braho.

Diplomati amerikan është paraqitur në selinë e SPAK-ut i shoqëruar nga një delegacion me zyrtarë të tjerë të SHBA-së.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur ambasadori Wendt dhe delegacioni që e shoqëron mbërrijnë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ende nuk janë bërë publike detaje lidhur me qëllimin e vizitës apo çështjet që janë diskutuar gjatë takimit mes diplomatit amerikan dhe kreut të SPAK-ut.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga palët mbi përmbajtjen e bisedimeve.

The post Ambasadori amerikan zbarkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH appeared first on GIJOTINA.