Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

Dy mina antitank janë neutralizuar me sukses në fshatin Borsh, në Njësinë Administrative Lukovë, Bashkia Himarë.

Operacioni është realizuar ditën e sotme, pas një kërkese për mbështetje me ekspertë xhenierë EOD nga Forcat e Armatosura.

Sipas njoftimit, ndërhyrja përfundoi me sukses, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera mbi origjinën e minave apo rrethanat në të cilat ato janë konstatuar.

The post Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere appeared first on GIJOTINA.