Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

Ish-sekretarja e Belinda Ballukut dhe drejtoresha e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiademi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ajo u mor në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa është pyetur edhe më herët nga SPAK për këtë çështje.

Haxhiademi është përfshirë në hetimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në dhjetor 2025, BKH zhvilloi një kontroll në banesën e saj, si pjesë e hetimeve që lidhen me tenderët publikë në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë.

Më herët ajo mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë kohës kur institucioni drejtohej nga Belinda Balluku.

Hetimet e SPAK po shqyrtojnë procedura tenderimi dhe marrëdhëniet mes zyrtarëve dhe subjekteve të përfshira në këto procedura.

The post Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi appeared first on GIJOTINA.