“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re territoriale. Ata thërrasin në kor “Dorëheqje”, “Nuk na përfaqësoni”, “Anuloni ligjet” etj.

Ndërkaq, forcat e policisë kanë bllokuar hyrjen e Kuvendit me gardh metalik.

 

 

Protestuesit janë shprehur se reforma territoriale është kundër interesave kombëtare, por se bëhet vetëm për interesat e kryeministrit Edi Rama dhe se ai do të shpopullojë Shqipërinë.

gijotina.com/

The post “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit appeared first on GIJOTINA.