Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer sërish në qendrën e revoltës qytetare, ku turma e protestuesve ka rrethuar godinën e Kryeministrisë.

Përmes thirrjeve të njëpasnjëshme “Poshtë qeveria!” dhe “Rama, jepe dorëheqjen!”, pjesëmarrësit kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të shefit të ekzekutivit dhe të kabinetit të tij.

Sipas informacioneve nga terreni, protestuesit dyshojnë se Rama ndodhet brenda godinës, çka ka bërë që ata të mos tërhiqen dhe të intensifikojnë thirrjet e tyre para godinës së ekzekutivit.

Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuvendit në protestën e 130 kundër qeverisë.

Teksa kaluan përpara godinës së parlamentit, protestuesit bënë thirrje të ndryshme.

“Ju erdhi fundi”, “Parlamenti i krimit”, ishin thirrjet e tyre.

Kujtojmë se nesër Kuvendi pritet të kalojë për miratim projektligjin për reformën territoriale, ndërsa jashtë parlamentit priten protesta të fuqishme.

 

Protestuesit janë shprehur kundër reformës territoriale, duke thënë se është një reformë që dërgon në shpopullim.

gijotina.com/

The post Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit appeared first on GIJOTINA.