Ditë e shënuar për kreun e futbollit shqiptar, FSHF uron Armand Dukën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ditën e sotme feston 64-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, FSHF-ja e ka uruar Dukën me një mesazh tepër special.

“Sot feston ditëlindjen Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka. Familja e madhe e futbollit shqiptar i përcjell Presidentit Duka urimet më të përzemërta për shëndet, mbarësi dhe çdo të mirë në jetë, si dhe për shumë suksese në drejtimin e futbollit shqiptar.

Gëzuar ditëlindjen, President!”, shkruhet në mesazhin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Vlen të përmendim se Duka mban edhe postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s, institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë.

The post Ditë e shënuar për kreun e futbollit shqiptar, FSHF uron Armand Dukën appeared first on GIJOTINA.