Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin.

Në flakë janë përfshirë 4 kamionë dhe një eskavator.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj një pjesë e tyre janë shkrumbuar totalisht.

Ndërkohë pritet reagimi zyrtar i Policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe personat e përfshirë.

The post Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme appeared first on GIJOTINA.