Seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë jashtë Parlamentit, policia merr masa

Ndërsa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, qytetarë janë mbledhur në protestë jashtë godinës së Parlamentit.

Protestuesit shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj politikës dhe mënyrës së përfaqësimit nga institucionet. Ata deklarojnë se përmes protestës synojnë t’u përcjellin politikanëve mesazhin se nuk ndihen të përfaqësuar.

Për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, Policia e Shtetit ka marrë masat përkatëse dhe është pozicionuar në disa pika pranë Parlamentit.

The post Seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë jashtë Parlamentit, policia merr masa appeared first on GIJOTINA.