Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës

Policia e Durrësit ka ndaluar sot Fetah Mataj, i cili është bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare të Durrësit, Eliabeta Mataj.

Pak kohë më parë ai u emërua në detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës.

Bëhet me diaje se ai është ndaluar nga krimi ekonomik.

Një ditë më parë, policia vuri në hetim edhe djalin e tij, pasi goditi një punonjës policie.

Djali i Mataj së bashku me bashkëmoshatarin e tij 18 vjeç kanë goditur me grusht efektivin 25-vjeçar pas një konflikti në lagjen nr.6, Durrës.

Elisabeta Mataj akuzohet se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet dhe për këtë ajo ka qëndruar vetëm 2 muaj në qeli.

Ajo u lirua nga qelia dhe u la në arrest shtëpie më 25-shtator. Nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit, është zbuluar se Mataj, largohet nga zyra me thasë të zinj, në të cilat ndodheshin sasi të mëdha parash.

 

The post Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës appeared first on GIJOTINA.