Paralajmëron Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet pa plotësimin e shtatë kushteve

Kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori i Teheranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet derisa Shtetet e Bashkuara të përmbushin shtatë kushtet e Iranit, të përcaktuara në Memorandumin e Islamabadit.

Ghalibaf tha se Uashingtoni së fundmi ka paraqitur disa propozime përmes një ndërmjetësi, pas planit të Iranit për një periudhë shtatëditore që synon krijimin e kushteve për rihapjen e ngushticës.

“Periudha e zvarritjes së procesit dhe imponimit të kërkesave të njëanshme ka përfunduar”, tha Ghalibaf, duke theksuar se qëndrimi i Iranit është “i qartë dhe i vendosur”.

Sipas tij, Hormuzi nuk do të hapet derisa të realizohen shtatë kushtet e Iranit, të lidhura me marrëveshjen e Islamabadit. Ghalibaf nuk bëri publike në fjalimin e tij detajet e këtyre shtatë.