Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit.

Studentë dhe qytetarë u grumbulluan para institucionit, ndërsa gjatë tubimit u bënë thirrje studentëve që të bojkotojnë procesin mësimor në shenjë proteste.

Në fokus ishte edhe nisja e vitit të ri akademik, i cili pritet të fillojë më 5 tetor. Protestuesit njoftuan se do të rikthehen para Ministrisë së Arsimit më 13 tetor, në orën 14:00, për një protestë të veçantë.

Nga marshimi u përcoll gjithashtu thirrja drejtuar studentëve që t’i bashkohen protestës dhe të bojkotojnë mësimin.

Në fund të protestës, tubimi u mbyll me këngë patriotike, duke bërë thirrje që nesër të ketë më shumë njerëz në shesh.

gijotina.com/

The post Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit appeared first on GIJOTINA.