Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit dhe temperatura deri në 28°C, parashikimi i motit për sot

Këtë të shtunë vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura që pritet të arrijnë deri në 28°C.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht përgjatë zonave malore.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe lindja, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, herë pas here, era mund të arrijë shpejtësinë deri në 15 m/s.