Niko Peleshi pret në Kuvend Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka zhvilluar një takim ambasadorin e ri të SHBA-ve, Eric Wendt, me rastin e mirëseardhjen në misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi i uroi mirëseardhjen ambasadorit të ri amerikan dhe vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në lidhje me këtë, ai shkruan se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë një partneritet strategjik dhe një miqësi të ngushtë, ndërtuar mbi vlera dhe interesa të përbashkëta.

“Në Kuvend, me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, për mirëseardhjen në misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë një partneritet strategjik dhe një miqësi të ngushtë, ndërtuar mbi vlera dhe interesa të përbashkëta. Kuvendi i Shqipërisë,  rol të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona”, shkruan Niko Peleshi.

The post Niko Peleshi pret në Kuvend Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt appeared first on GIJOTINA.