Efektivëve të Policisë së Shtetit iu rrahin shpatullat dhe u thonë fjalë të bukura për shërbimet, por pas shpine u vjedhin edhe paratë e ushqimit. Kështu ka ndodhur me tenderin LOTI 1 “Gatim dhe shpërndarje ushqimi për Njësinë e Sigurisë Publike, Tiranë”. Tenderi është njoftuar më 3 nëntor të vitit të kaluar dhe akoma s’ka përfunduar. “Pas përfundimit të procesit të rivlerësimit dhe lejimit nga KPP për vijimin e procedurës, aktualisht ndodhemi në fazën e publikimit të njoftimit të fituesit përfundimtar”, kështu iu përgjigj Medias 60 drejtori i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Jonaid Myzyri. Ky konkluzion zyrtar na u bë i ditur nga Jonaid Myzyri, më 21 shtator 2026. Dikur Policia kishte kuzhinat e saj, por më pas u hoq fare trajtimi ushqimor. Rivendosja e shërbimit do të bëhej me prokurime nga drejtoritë dhe repartet. Ndërsa para dy vjetëve, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, që nisi të bënte tenderat e ushqimit, kaloi nga Ministria e Brendshme tek ajo e Ekonomisë. E megjithatë, janë të njëjtat kompani që furnizojnë me ushqim Policinë. Ndryshojnë vetëm “jakat e bardha” dhe zyrat. Kështu, procedura hyri në zvarritje të reja, kur Jonaid Myzyri u emërua më 18 qershor 2026, në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, në vend të Arlinda Pogajt.
The post Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP appeared first on GIJOTINA.