“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

Ka përfunduar protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar këtë të enjte në Tiranë. Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë bërë thirrjen “Nesër më shumë”, duke deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Me heret, protestuesit ndaluan përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në vijim të protestës.

Të vendosur para godinës së Policisë, protestuesit kanë nisur të hedhin thirrje kundër qeverisë, ndërsa ndër më të dëgjuarat janë: “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe aktivistëve, të cilët gjatë protestës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kërkuan ndryshimin e drejtimit politik të vendit. Një prej kërkesave kryesore të përsëritura gjatë protestës ishte dorëheqja e kryeministrit.

Gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrje kundër Ramës dhe ministrave të qeverisë, ndërsa protestuesit vijuan me marshimin në rrugët e kryeqytetit. Pjesë e protestës ishin edhe pankarta dhe slogane që përcillnin mesazhet e organizatorëve dhe pjesëmarrësve.

 

The post “Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi appeared first on GIJOTINA.