124 ditë revoltë! Qytetarëtnisen nga sheshin “Skënderbej”: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!

 

Sot shënohet dita e 124-t e protestës qytetare. Pas grumbullimit, protestuesit po marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalimet.

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë.

Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Poshtë Edi Rama” etj.

Pasi të mbërrijnë përpara godinës së Kryeministrisë, qytetarët do të shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë, ndërsa protesta vijon prej më shumë se katër muajsh.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore, për të cilat shprehen se cenojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

 

 

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

gijotina.com/

The post 124 ditë revoltë! Qytetarëtnisen nga sheshin “Skënderbej”: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria! appeared first on GIJOTINA.