Rusia ndërmerr sulmin më të madh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga pranvera

Rusia ka ndërmarrë sulmin më të madh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga pranvera, duke goditur kryesisht Kievin dhe zonat përreth tij, ka deklaruar kryeministri ukrainas Serhiy Koretskyi, shkruan BBC.

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën gjatë sulmeve të natës në zona të ndryshme të Ukrainës, mes tyre edhe një fëmijë në rajonin e Kievit.

Sulmet kanë shkaktuar gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike. Kompania më e madhe private energjetike e Ukrainës, DTEK, njoftoi se kishte rikthyer furnizimin me energji për rreth 8 mijë banesa pas asaj që e përshkroi si një “natë të vështirë” për kryeqytetin.