Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.

Në pranga përfundoi shtetasi E.K, 49 vjeç, pasi dyshohet se iu ka vënë zjarrin, disa mbeturinave në sheshin “Garibaldi” në zonën e quajtur “Kombinati”. Shtetasi, sapo ka konstatuar shërbimet, ka tentuar të largohet.

Policia tha se nga kontrolli fizik, 49-vjeçarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërkaq nga verifikimet rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje dhe për posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta.

Gjithashtu u arrestua shtetasi Sh.H., pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Prush, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë dëmtuar sipërfaqe kodrinore të fshatit, si dhe janë djegur pisha, bimësi e egër dhe pemë të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

The post Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë appeared first on GIJOTINA.