Nga Anis Mehmeti te Ernest Muçi, Maran projekton sulm të “frikshëm” kundrejt San Marinos!

Shqipëria do të zbres nesër në fushë kundër San Marinos, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga C.

Në prag të kësaj përballje, gazetari sportiv, Gentjan Alinani, i cili qëndronë afër Kombëtares për zhvillimet e fundit, ka dhënë një ide më të qartë për formacionin e mundshëm të “pikturuar” nga trajneri Maran.

Me shumë gjasa, Berisha nuk preket në portë. Përsa i takon repartit defensiv, do të kemi debutimin e Sinës nga minuta e parë me kuqezinjtë, për të vijuar me Ismajlin dhe Gjimshitin, pra rreshtimi me 3 në mbrojtje, risi.

Mesfusha do të jetë më e ngarkuar. Mitaj dhe Uzuni në linja, kurse Asllani e Shehu në qëndër.

Treshja ofensive parashikohet t’i takojë Anis Mehmetit, Ernest Muçit dhe Rey Manajt.

Ky “trinom” ka kohë që pëlqehet tej mase nga tifozeria, ndërsa mund të rezultojë ndeshja e duhur për të parë “kiminë” e tyre.

 

The post Nga Anis Mehmeti te Ernest Muçi, Maran projekton sulm të “frikshëm” kundrejt San Marinos! appeared first on GIJOTINA.