Shkrirja me Korçën/ Këshilltarët bashkiakë të Maliqit votojnë kundër bashkimit, vetëm 1 votë pro

Këshilli Bashkiak i Maliqit ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte miratimi i mendimit zyrtar lidhur me procesin e rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale të vendit.

Në mbledhje u shqyrtua propozimi për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë, mendim i cili pritet t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në kuadër të këtij procesi.

Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit Bashkiak votuan kundër propozimit. Nga 22 vota gjithsej, 21 këshilltarë votuan kundër bashkimit me Korçën, ndërsa vetëm 1 votoi pro, këshilltari Ildi Limllari.

The post Shkrirja me Korçën/ Këshilltarët bashkiakë të Maliqit votojnë kundër bashkimit, vetëm 1 votë pro appeared first on GIJOTINA.