Të hënën Konferenca Ndërparlamentare, i pranishëm Rama, Peleshi dhe Schieder

Më 28 shtator në orën 10:00, Kuvendi organizon Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.

Të pranishëm do të jenë kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder. Report Tv mëson se nga opozita do të marrin pjesë Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Agron Gjekmarkaj.

Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane.

Fokus i diskutimeve janë procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit, zgjerimi dhe angazhimi i parlamentit në rrugën e anëtarësimit.

Konferenca do të moderohet nga Igli Hasani dhe përfaqësues të parlamenteve.