Arrestohet i riu që vodhi kasën e një supermarketi në Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Reagimi”.

Aksioni i policisë mundësoi kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 32 vjeç, banues në Vlorë.

I riu dyshohet se gjatë orëve të natës ka thyer xhamin e derës së një supermarketi në lagjen “Bashkimi”.

Pasi ka depërtuar brenda ambientit, ai ka marrë kasën e biznesit ku gjendej një sasi parash.

Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e policisë arritën të gjejnë dhe të sekuestrojnë kasën e vjedhur në cilësinë e provës materiale.

32-vjeçari tashmë akuzohet zyrtarisht për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet për të verifikuar nëse ky shtetas është i përfshirë në vjedhje të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

The post Arrestohet i riu që vodhi kasën e një supermarketi në Vlorë appeared first on GIJOTINA.