Trump–Xi, armëpushim në luftën tregtare, SHBA dhe Kina zgjasin marrëveshjen, por përplasjet mbeten

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu kinez Xi Jinping përmbyllën në Uashington samitin treditor, me një vizitë në Arkivat Kombëtare dhe një takim për çaj në Shtëpinë e Bardhë.

Pavarësisht ceremonive dhe diplomacisë personale, dallimet për tregtinë, inteligjencën artificiale, Tajvanin dhe marrëdhëniet e Kinës me Iranin mbeten të pazgjidhura.

Rezultati kryesor ishte zgjatja me dy muaj e armëpushimit tregtar mes dy vendeve.

Trump njoftoi se do të takohet sërish me Xi në nëntor në Kinë dhe në dhjetor, gjatë samitit të G20 në Florida.