Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas një videoje të publikuar nga shqiptarët në New York, të cilët i kanë “zënë pritë” kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit të tij, jashtë hotelit ku janë akomoduar.
Sipas Koçekut, një dhomë në hotelin ku është akomoduar kryeministri kushton 15 mijë dollarë nata dhe, sipas saj, kjo do të thotë 60 pensione për një pensionist shqiptar.
“Sipas një videoje të shpërndarë nga shqiptarët e New York-ut, kryeministri po rri në një hotel në Tribeca. Dhoma më e vogël është 22 metra katrorë dhe thuhet se aty kushton rreth 15 mijë dollarë nata”, shprehet ajo.
Ndër të tjera, Koçeku thekson se pyetja duhet të jetë se kush e paguan faturën dhe jo sa është ajo faturë për akomodimin e kreut të qeverisë.
“Kjo faturë do të thotë tre gjëra, ose këtë faturë e paguan shteti, domethënë, ju, ose e paguan ai vetë, dhe një foto e faturës e zgjidh muhabetin, pse faturën e paguan dikush tjetër. Pyetja nuk është më sa, por kush?”, thekson deputetja.
Marjana Koçeku: Sipas një videoje të shpërndarë nga shqiptarët e Neë York-ut, kryeministri po rri në një hotel në Tribeca. Dhoma më e vogël është 22 metra katrorë dhe thuhet se aty kushton rreth 15 mijë dollarë nata.
Për 511 mijë pensionistë shqiptarë, kjo do të thotë rreth 60 muaj pension. E unë nuk besoj se e ka marrë dhomën më të vogël.
Kjo faturë do të thotë tre gjëra, ose këtë faturë e paguan shteti, domethënë, ju, ose e paguan ai vetë, dhe një foto e faturës e zgjidh muhabetin, pse faturën e paguan dikush tjetër. Pyetja nuk është më sa, por kush?
The post Marjana Koçeku: Rama në New York po qëndron në një hotel ku dhoma është 15 mijë dollarë nata, kush e paguan faturën? appeared first on GIJOTINA.