Maran para ndeshjes me Bjellorusinë: “Kujdes, është një skuadër kompakte”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Maran, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Nations League ndaj Bjellorusisë.

Tekniku vlerësoi kundërshtarin, duke e cilësuar një skuadër kompakte dhe të organizuar, ndërsa theksoi se fokusi i tij kryesor mbetet te përgatitja e Shqipërisë.

“Skuadra e Bjellorusisë është një skuadër kompakte dhe ka bërë mirë. Unë dua të përqendrohem te skuadra ime. Kam parë një dëshirë të madhe për punë nga lojtarët dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme”, u shpreh Maran.

Ai tha se gjatë përgatitjeve ka parë elementë pozitivë te skuadra dhe beson se Shqipëria ka cilësitë e duhura për të bërë një paraqitje të mirë.

Maran: Nesër nis aventura ime

Për trajnerin, sfida ndaj Bjellorusisë shënon edhe nisjen zyrtare të aventurës së tij në drejtimin e Kombëtares.

“Nesër nis aventura ime. Kjo më bën të emocionohem. Sigurisht që janë gjërat e qarta, kemi pasur vështirësitë tona. Kam pasur pushim të detyruar për disa lojtarë”, deklaroi ai.

Maran pranoi se përgatitjet nuk kanë qenë pa probleme, por u shpreh i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe me atë që ka parë në stërvitje.

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi do të jetë sfida e parë e Maran në krye të Kombëtares, në kuadër të Nations League.

The post Maran para ndeshjes me Bjellorusinë: “Kujdes, është një skuadër kompakte” appeared first on GIJOTINA.