Ku jemi katandisur! Murrizi: Shefi i Komisariatit Krujë rrihet në mes të rrugës si ‘gomari në duhan’

 

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka publikuar një video ku tregon se shefi i komisariatit Krujë, Elton Shahini është dhunuar nga një person.

Ngjarja sipas Murrizit ka ndodhur një muaj më parë në Durrës.

Postimi i Murrizit

Bela e madhe kur je i emëruar e i promovuar nga klane të pista apo bota e krimit: edhe të rrahin, edhe nuk të lënë të “qash”.

Ky me motor, që e rrahin në mes të rrugës në Durrës para një muaji si gomarin në duhan, është shefi i Komisariatit të Krujës, Elton Shahini, dhe ish-shef i Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.

Ky që e rreh, si duket, duhet të ketë të “drejtë”, se ndoshta i ka zënë rrugën ose mund ta ketë “vartës”, nëse ky që e rreh është pjesë e “strukturave” që e kanë emëruar.

Ndoshta është edhe oficer i SHISH-it të Trëndafiles, Vlora Hyseni, dhe ka marrë “urdhër” që t’ia fikë “radarin” shefit të Komisariatit të Krujës.

Ehhh, ku jemi katandisur!

Kur rrihet në mes të rrugës një shef komisariati, vaj medet çfarë sigurie do të ofrojë kjo polici për qytetarët.

Dhe jo vetëm e ka rrahur, por nuk e ka lënë të bëjë as denoncim, si duket.

Bela e madhe kur je i emëruar e i promovuar nga klane të pista apo bota e krimit: edhe të rrahin, edhe nuk të lënë të “qash”.

Me siguri, SHISH-i i Durrësit duhet të ketë bërë raport për këtë ngjarje “argëtuese” për qytetarët që ishin të pranishëm aty, në këtë moment pikant.

 

 

The post Ku jemi katandisur! Murrizi: Shefi i Komisariatit Krujë rrihet në mes të rrugës si ‘gomari në duhan’ appeared first on GIJOTINA.