Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë pranë tuneleve.
Dy automjete njëri prej të cilëve me targa greke janë përplasur kokë me kokë me njëri-tjetrin.
Nga të dhënat paraprake janë dy të plagosur që janë transportuar në spitalin e Pogradecit.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe ngriti grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave.
Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë lagështira në rrugë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte mjeti gjatë kalimit në urë e cila ka edhe kthesë mjaft të fortë
The post Aksident në aksin Qukës-Qafë Plloçë, makinat përplasen “kokë më kokë”, dy të plagosur appeared first on GIJOTINA.